Angela Martini humb mikeshën e saj më të mirë
Angela ka humbur një prej mikeshave të saj më të mira. Lajmin për humbjen e saj e ka ndarë me miqtë në rrjetet sociale.
‘Këto janë fjalët më të trishta që kam dashur të shkruaj ndonjëherë. Ëngjëlli im mikja ime më e mirë, ajo që ishte më shumë se një motër për mua, është ndarë nga jeta. Marisa, 8 vite më parë kur u takuam , ti më ndryshove jetën. Më bëre më të fortë, më të mençur e plot vetëbesim. U bëra e fortë si një plumb falë teje. Jeta jote ishte një bekim, dashuria jote ishte përtej fjalëve dhe kujtimet e mia me ty u bënë një thesar për mua.Unë do të jem përgjithmonë mirënjohës për besnikërinë, bujarinë dhe dashurinë tënde! Mendimi i vetëm që më jep shpresë është se e di që gjithçka është e përkohshme, pasi ne jemi të gjithë të përkohshëm në këtë botë. Prehu në paqe! Unë do të të dua përgjithmonë”! ka shkruar Angela krah fotos së mikes së saj.