Arabia arreston princa dhe zëvendëson ministra
Arabia Saudite ka arrestuar 11 princa, përfshi një miliardier të njohur, si dhe dhjetra ministra aktualë dhe të mëparshëm në një goditje të ashpër ndërsa princi i ri i kurorës po konsolidon pushtetin.
Mbreti Salman po ashtu zëvendësoi kreun e Gardën Kombëtare Saudite, Princin Miteb bin Abdullah dikur e konsideruar si konkurrent për fronin, së bashku me shefin e marinës dhe ministrin e ekonomisë.
Kanali televiziv Al-Arabia, që zotërohet nga mbretëria, njoftoi mbrëmë vonë se dhjetëra princë dhe ish ministra ishin ndaluar në bazë të një hetimi të ri kundër korrupsionit të drejtuar nga Princi i fuqishëm i Kurorës, Mohammed Salman.
Pastrimi vjen disa ditë pasi Princi Mohammed mirëpriti mijëra biznesmenë të mëdhenj globalë në Riad për një samit investimesh, duke treguar reformën e tij ekonomike për një epokë pas naftës.
Takimi erdhi pas një valë arrestimesh të klerikëve me influencë dhe aktivistëve në shtator, ndësa princi 32 vjeçar shpesh i njohur me inicialet MBS, çimenton pushtetin.