Arrestohet në Gjermani themeluesja e kriptomonedhës ‘OneCoin’, Ruja Ignatova
Themeluesja e monedhës kriptografike shumë të përfolur OneCoin dhe pasanikja me origjinë bullgare Ruja Ignatova u arrestua ditën e Shtunë në aeroportin e Munihut nga policia ndërsa po përpiqej të hynte në Gjermani.
Sipas lajmeve që vinë nga media bullgare NBOX, ajo u arrestua pas një padie nga një banke e njohur Gjermane emri i së cilës nuk bëhet i ditur e cila pretendon se Ignatova ka shkaktuar një dëm prej 300 milion eurosh.
E lindur në Bullgari, në moshën 10 vjeçare ajo emigroi në Gjermani. Ajo është një sipërmarrëse dhe themeluesja e OneCoin, OneLife Network dhe Fondacionit OneWorld.
Përpara se të kthehej në vendin e saj ajo u diplomua në fushën e ekonomisë dhe mbrojti doktoraturën e saj në Oksford.
Hetimet e para ndaj OneCoin filluan në 2016-ën në Gjermani. Atë kohë OneCoin kishte filluar një fushatë të gjerë pastrimi parash në bankat Gjermane.
Deutsche Bank ishte një prej bankave që i shërbeu OneCoin për të paktën dy muaj përpara se të niste hetimi. Llogaria bankare e OneCoin në Deutsche Bank u mbyll më 19 Gusht 2016.
Në Prill të 2016-ës u tha se autoritetet Gjermane kishin ngrirë asete me vlerë 29 milion Euro në llogaritë e OneCoin.
Kjo nuk është hera e parë që Ignatova përballet me ligjin. Ajo dhe babai i saj u arrestuan në 2012-ën për mashtrim dhe pastrim parash.
Në Gusht të këtij viti autoritetet italiane gjobitën OneCoin me 2.59 milion Euro. Kjo monedhë është cilësuar vazhdimisht si një skemë ponzi nisur nga skemat piramidale që aplikonte në shitjen e OneCoin.
Kjo monedhë e ashtuquajtur “monedhë dixhitale” shitet përmes pakove tek investitorët të cilët mund ti këmbejnë në monedha.
Investitorët vazhdimisht inkurajohen për të ftuar të tjerë të blejnë këto pako duke shtuar zërat se OneCoin është një skemë Ponzi.
Gjatë muajit Prill, rregullatorët gjermanë në mënyrë efektive adresuan këtë skemë. Zyrtarë në Belize, Indi, Vietnam dhe vende të tjera të botës kanë marrë masa kundër OneCoin muajt e fundit.
Rasti më i fundit i OneCoin ka shtuar akoma edhe më tej dyshimet tek Initial Coin Offerings. Në Shtator Kina ndaloi me ligj një aktivitet të tillë me arsyetimin se përdoren për pastrim parash dhe aktivitete të tjera kriminale. /PCWorld Albanian