Boksieri shqiptar Ferit Keta shpallet kampion i Gjermanisë
Ferit Keta është shpallur kampion i Gjermanisë në boks. Keta sfidoi mbajtësin e titullit, gjermanin Toni Thes duke e mposhtur atë me knock-out në raundin e katërt. Dueli Keta-Thes u zhvillua në rajonin e Bavarisë, në arenën e boksit ndërkombëtar të Mynihut. Keta po ngjit me shpejtësi shkallët teksa në sfidën e fundit të zhvilluar në këtë disiplinë mposhti polakun Lukas Zygmunt me “knock-out” teknik, teksa më pas triumfoi edhe në duelin për kampionin e Europës në “Kick-box” ku mposhti holandezin Rochel Gumuljo, edhe në këtë rast takimi u mbyll më herët pasi 28 vjeçari shqiptar i shkaktoi “knock-out” teknik kundërshtarit të tij. Boksieri shqiptar aktualisht ka një rekord të përsosur në boksin profesionist prej 9 fitoresh në 9 takime të zhvilluara, teksa mban titullin e kampionit të Europës në “Kick Box”.