Fotot e nxehta që ‘diskredituan’ Xheki Kenedin dhe çfarë fshihej pas
Të vërtetën e fotove nudo të Jackie Kennedy-t dhe të rejat tronditëse në lidhje me marrëdhënien e saj me pasanikun grek, Aristotelis Onassis sjell në librin e tij Christopher Andersen. Sipas tij, 45 vjet më parë, në nëntor të vitit 1972 dhjetë fotografë mbërritën në ishullin grek Skorpios, duke fotografuar të zhveshur Jacky Kennedy-n. Andersen thotë se, skema ishte ngritur nga vetë Onassis, për ta poshtëruar atë. Në libër theksohet se, Onassis kishte furnizuar me harta paparacët, duke u dhënë detaje të sakta të kohës dhe vendeve ku gruaja e tij do të bënte plazh. Disa ditë më vonë, dhjetëra fotografi nudo të Jackie u botuan në revistën italiane “Playmen”. Jackie kurrë nuk e mësoi se pas kësaj fiasko fshihej burri i saj. Në të vërtetë duhej që Onassis të padiste paparacët. Por ai, në vend të bënte këtë shkoi me avokatin e tij për të kërkuar divorcin nga Jackie, dhe duke e ditur se ajo nuk do të ishte dakord me 3 milion dollarë që kishin nënshkruar në kontratën e tyre martesore, vendosën t’i japin një milion dollarëve më shumë: “Kjo është e gjithçka që mund të marrë. Asnjë qindarkë më shumë”,- mësohet të ketë thënë Onassis. Në të njëjtën kohë, libri thotë se Onassis e tradhëtnote Jackie-n me Maria Callas që nga fillimi i martesës së tyre. Ai kurrë nuk i ndaloi vizitat edhe pse të dy ishin divorcuar para se miliarderi grek të martohej me të venë e famshme të Kennedy. Megjithatë, Onassis nuk e fshehu kurrë lidhjen paralele me dy grate dhe nuk u kujdes për atë që njerëzit do të thoshin. Më 21 maj, 1970 Onassis drekoi hapur me Callas në një restorant të njohur Paris, dhe bëri gjithçka që fotografët të kapnin këtë moment të veçantë. Të nesërmen Jackie i telefonoi Onassis dhe i tha se ishte do të udhëtonte në Paris për të folur me të. Jackie nuk ishte veçanërisht e shqetësuar për darkën, por donte ta bënte Callas të kuptonte se ajo ishte gruaja e Onassis. Ajo drekoi në të njëjtin restorant dhe u fotografua në të njëjtën tryezë ku Onasis kishte ngrënie me Callas. Mesazhi mbërriti shpejt te diva e muzikës klasike. Ajo konsumoi pilula gjumi për të kryer vetëvrasje. Por mbijetoi dhe vazhdoi të njëjtën marrëdhënie me Onassis. Për fat të keq, asnjë nga protagonistët nuk jeton më, të konfirmojë apo mohojë akuzat, thashethemet dhe supozimet e bëra, për jetën e tyre të bujshme …