Albspirit

Media/News/Publishing

Hafize Elshani: Çfarë është të jesh femër sot?!

 

 

Një debat i pamoralshëm me disa individë burracakë që flasin idiotësira për vajzën apo gruan, do t’ua them unë pra, se çfarë është të jesh femër sot.

Ç’është të jesh femër?…

  1. Nuk kemi nevojë të veshim kollare…
  2. Nëse vendosim të bëjmë profesione apo veshje burrash, quhemi “pioniere”; nëse burrat vendosin të bëjnë profesione grash quhen pederastë…
  3. Nëse detyrohemi të vrasim dike (kjo ndodh shumë rrallë) dhe arrijmë të vërtetojmë që gjithçka ka ndodhur gjatë ciklit ose dhe gjatë shtatzanisë na ulet dënimi.
  4. Truri ynë ka të njëjtin kapacitet me trurin e burrave; megjithese kemi 6 miliardë nerva me pak, kjo do të thotë se jemi më pak efikase.
  5. Ne jemi në gjendje të bëjmë disa gjëra njëkohësisht.
  6. E dimë gjithmonë se ku e kemi vendin tonë dhe luftojmë parreshtur për ta siguruar atë, shpesh edhe me më shumë mund se meshkujt
  7. Gruaja e presidentit quhet “first lady”; burri i presidentes është një zero në të majtë, megjithëse rri në të djathtë.
  8. Nëse martohemi me trashëgimtarin e fronit jemi “mbretëresha”; nëse një burrë martohet me trashëgimtaren e fronit është thjesht dhe vetëm burri i mbretëreshës.
  9. Ne jemi ato që lindim, rikrijojmë jetëm…
  10. Ne i ndiejmë fëmijët të na lëvizin brenda qenies sonë.
  11. Fëmijët thonë gjithmonë “mami” fjalën e parë.
  12. Gjithmonë jemi të sigurta që fëmija është i yni.
  13. Kemi leje lindje.
  14. Vizita te gjinekologu është më e këndshme sesa vizita te mjeku i prostatit…
  15. Jemi gjithmonë të pranishme në lindjen e fëmijëve.
  16. Ushqejmë me gji.
  17. Ne quhemi “ylli” i dasmës.
  18. Keni dëgjuar ndonjë herë të flitet për “muzë frymëzuese” në gjininë mashkullore?! Edhe mund të ketë, por rastet numërohen me gishta.
  19. Shkenca thotë që femrat jetojnë më shumë.
  20. Jemi më rezistente ndaj dhimbjeve dhe infeksioneve.
  21. Kemi me pak probleme kardiake.
  22. Kur mbytet anija ne kemi përparësi të hipim të parat në varkat e shpëtimit.
  23. Jemi më të ndjeshme.
  24. Kemi festën tonë ndërkombetare.
  25. Kemi fatin të jemi femër.

Jemi vërtetë të mrekullueshme!

Femra është krijesa më fisnike që zbukuron shtëpinë, qytetin, artin, gjithçka e në çdo gjë.

Hë për hë kaq për sot, a dëshironi edhe të tjera më?

Please follow and like us: