Jam aq e bukur sa që s’kam mike
Bukuria dhemb!
40 vjeçarja, Jane Curnow është një grua e cila gjoja për shkak të bukurisë së saj ka humbur të gjitha mikeshat. Duke folur për neps.com, ajo ka pohuar se pas martesës së dytë filloi një lidhje dhe se tek atëherë kishte kuptuar se sa vëmendje e madhe i kushtohej nga burrat. Ai ishte e habitur nga vëmendja dhe këtë siç ka thënë se kishte kuptuar edhe më shumë kur shoqet e saj kishin filluar ta braktisnin, shkruan Independent. “Kam humbur shumë mike dhe gjithmonë kam menduar se ishte faji im. Nuk i kam kushtuar vëmendje dukjes sime deri në të 30-at kur ato nisën të ma kthenin shpinën nëpër bare për shkak të vëmendjes që më kushtonin burrat”, është shprehur ajo. Në moshën 32 vjeçare Curnow ishte diagnostifukuar me depresion. Ajo kishte vuajtur aq sa që u sëmur për rreth një dekadë, por më pas vuri në peshore se çka nënkupton lumturi kur burrat gjetën te ajo aktraktivitetin. Si rezultat ai kaloi nëpër një periudhë ku ishte e obsesionuar me dukjen e saj./Klan Kosova/