Albspirit

Media/News/Publishing

Kaos nga Reforma në Drejtësi, pezullohet çështja ‘Doshi’

Gjykata e Lartë pezullon shqyrtimin e cështjes ndaj deputetit Tom Doshi. Sipas saj, akuza për mosdeklarim të të ardhurave dhe fshehje të pasurisë, është një vepër penale e cila me ligjin e ri duhet të shqyrtohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Prej disa muajsh çështja Doshi është shtyrë edhe si pasojë e mungesës së gjyqtarëve. Disa nga anëtarët e Gjykatës së Lartë kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa të tjerëve u ka mbaruar mandati dhe janë larguar. Kjo situatë ka bërë që mijëra dosje të mbesin prej vitesh pa u shqyrtuar. Me këtë ritëm mjaft ulët që po ecën reforma në drejtësi dhe krijimi i institucioneve të reja edhe për disa muaj kaosi do të jetë i pranishëm, duke bërë që shumë çështje të zvarriten.

Please follow and like us: