Albspirit

Media/News/Publishing

Ledion Liço padit Mira Kazhanin, shkakton përplasje midis portaleve

Ledion Liço ka paditur gazetaren Mira Kazhani, për një shkrim të botuar në portalin që ajo drejton prej disa muajsh, “Tirana Post”.

Liço kërkon vetëm ndjesë publike nga Kazhani, por tashmë lufta nuk është vetëm mes tij dhe gazetares, por edhe portalit “Express”.

Sipas portalit “Express”, Mira Kazhani, për “t’i shpëtuar” padisë, lajmin që vinte theksin tek kritikat ndaj Ledionit si prind, ia ka “faturuar” gazetës “Express”, si një modifikim i shkrimit nga ata.

Gjithsesi ky abuzim nuk e shpëton aspak Kazhanin, pasi Ledioni ka kërkuar ndjesë publike për shkrimin në versionin e parë të botuar në “Tirana Post”.

“Express” kontaktoi edhe me moderatorin e njohur Ledion Liço, i cili konfirmoi padinë por nuk dha më shumë detaje për shkak se ja ka lënë gjithçka avokatit të tij.

Please follow and like us: