Albspirit

Media/News/Publishing

Luma Skëndo: Rizgjim shkodran

 

 

Me rizgjimin e Marubëve vjen dhe rizgjimi i zakoneve shkodrane që kishin mbetur në arkiva nga një gjumë i thellë erësire. Rizgjim i vonuar, por mjaft i dëshiruar i cili vjen në kohën që Shkodra e mbarë Shqipëria ka më tepër nevojë.

Me rreth pesëqind foto Marubët dokumentuan historinë duke na dhuruar botën Shkodrane dhe një pasazh të mirë të historisë Shqiptare. Dixhitalizimi dhe restaurimi i tyre hapi një portal kohe midis shkodranëve të sotëm dhe atyre të kohës së Marubëve.

Fillimisht shumë prej nesh të lindur në Shkodër patëm mundësinë të gjenim të parët tanë në portalin www.marubi.com, përmes kërkimit të mbiemrit dhe shumë shpejt pas hapjes në Shkodër të muzeut “Marubi” gjetëm emrat e familjeve tona në fletoret e vetë Marubëve.

Para nesh hapet një botë me ngjyra edhe pse bardh e zi. Arrijmë ta prekim atë realitet që  shikonin Marubët me aparatet e tyre fotografike, të cilët me magjinë e tyre visuale arritën të gdhendin në pllakat negative tenstamentin e pavdekshëm Shqiptar. Përshkojmë rrugët e këtij qyteti dhe shikojmë sesi zhvillohej ajo jetë mondane që shkodranët gjithmonë janë krenuar me të. Fytyra që nuk i kemi njohur më parë por që “ja kena ndi zanin” përshkojnë rrugët e na përshnesin “Nadja Mirë!” Kafja e Madhe asht plot, në rrugë dëgjon nji buri makine që të ban me u kujtu se nuk je ma në 2016, por në kohën e Marubëve.

Ndihet zhurma e pazarit dhe prej larg. Sot Shkodra asht si përditë nana e tanë rrethinave ku tregtarët bien mallin e tyne me tregtu. Kalojmë në lagjet e vjetra. Bjen në dukje moda e kohës gjithë finesë me kostumet popullore që janë të shtrejta dhe gjithë detaje. Nga gjuha e trupit ndjehet afrimitet dhe krijohet ajo ideja që familja ka qenë e ngushtë. Bien në sy rrudhat e të moshuarve që fytyra tregon historinë e një jete të gjatë dhe fëmijëve të cilët mezi pozojnë se i pret loja jashtë. Vajzat shkodrane tentojnë me një pozë që duket sikur ja kanë besuar fotografit e askujt tjetër. E djelmocat shikojnë diku atje në horizont e andërrojnë po ato vajza.

Shikojmë fytyra që nuk i kemi njohur më parë por që “ja kena ndi zanin”. Duken sikur këto njerëz janë serioz në punën e tyre dhe e bajnë me dëshirë. Bjen në dukje moda e kohës gjithë finesë me kostumet popullore që janë të shtrejta dhe gjithë detaje. Nga gjuha e trupit ndjehet afrimitet dhe krijohet ajo ideja që familja ka kenë e ngushtë.

Shkodra e ka pasë gjithmonë zakon që kur lindte djalë në familjen e tyre i ngjisnin emrin e gjyshit e nëse lindte vajzë i ngjisnin emrin e gjyshes. Shumë prej nesh të lindur në Shkodër i njohin mirë të gjthë këto emra ne fotot e Marubit edhe pse nuk i kanë njohur kurrë këta njerëz, por që në ta gjejnë atë familjaren e gjeneratës së re që akoma mbajnë krenar emrat e tyre. Fotografitë e Marubëve pasqyrojnë një botë ku Shkodra ishte në kulmin e zhvillimit artististiko-kulturor-social.

Njerëz të mëdhenj lindën atëhere siç ishin piktorët, muzikantët, shkrimtarët, zanatçijtë të cilët me një dëshirë të etur për ta shprehur të bukurën na lanë trashigiminë tyre, ku gjurmët e të cilëve i ndesh akoma në cdo fushë. Shkodranët poashtu ishin krenarë t’i thërisnin fëmijët e tyre me emrat e këtyre gjenive… një ditë të bukur porsi ra në gjumë fototeka ‘Marubi’, ra me fjetë dhe Shkodra. Shumë prej nesh emigruan dhe u asimiluan me kulturën e huaj dhe bashkë me të humbëm dhe traditën e gjyshërve tanë. Sikur e humbëm atë veçori që na bënte super heroj. Në Shkodër njerëzit e kanë njohurur dikur njeri-tjetrin nga emri, e sot nuk njihesh më. E kur të sillni në jetë gjeneratën e re merrni shembullin e të parëve e thërrisni fëmijët me emrat e të parëve tuaj se vetëm kështu gjenerata e re ka me e ditë se nga vjen e ka me e njoft njeri-tjetrin.

 

Gusht 2016

Please follow and like us: