Nga Madonna tek Soros, të gjithë VIP-at e zbuluar prej ‘Paradise Papers’
Tani që ra perdja, duket se nuk ka më ëngjëj në botën e politikës, artit dhe financës.
Ja disa prej personazheve që kanë dalë zbuluar nga rrjedhja më e fundit e informacionit dhe dokumentave.
- Sekretari amerikan i Thesarit, Wilbur Ross, i cili ka një pjesëmarrje të maskuar prej shoqërive offshore, në një kompani transportesh të kontrolluar nga rrethi më i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.
- Manjati rus Yuri Milner, ortak i dhëndrrit të Trumpit, Jared Kushner, që ka investuar në Facebook dhe Twitter falë financimeve të një banke shtetërore ruse.
- Financieri miliarder George Soros.
- Bashkëthemeluesi i Microsoft, Paul Allen.
- Stephen Bronfman, krahu i djathtë i kryeministrit kanadez, Justin Trudeau.
- Këngëtarja Madonna.
- Kreu i grupit U2, Bono Vox, alias Paul David Hewson.
- Mbretëresha Noor e Jordanisë.
Please follow and like us: