Albspirit

Media/News/Publishing

Nikollaq Neranxi: Në Himarë po bëhet genocid, ndalojeni!

 

 

 

Dje Edi Rama përdori institucionet që paguhen me taksat tona, për të terrorizuar dhe plaçkitur popullin e Himarës. Erdhën me skafandra dhe të armatosur deri në dhëmbë, edhe pse e dinin mirë që përballë do të kishin njerëz të moshës së tretë dhe jo kriminelë. Pikërisht atëherë kur u duk sikur pranuan të negocionin me ne dhe na sollën edhe ministrat, kur premtuan që nuk do të bënin asnjë veprim pa regjistruar më parë pasuritë tona të patundshme, në mënyrë të pabesë erdhën natën dhe filluan shkatërrimet.

Ne kemi hapur gjyq dhe shtëpitë janë në masë sigurie nga Gjykata, por shteti mafioz i Edi Ramës nuk pyet për gjykata, sepse ia ka errësuar sytë dëshira për të grabitur pronat tona. Karburanti i Alqit që u shkatërrua dje, ishte në proces gjyqësor.

Në takime me ministrat i ishte premtuar që do t’i jepej leja që në tokën e tij ai të ndërtonte një tjetër karburant dhe pastaj të shembet, në mënyrë që t’i krijohej mundësia të vazhdonte punën. Por, ia rrafshuan dhe të zotin e karburantit e futën në birucë.

Kjo që po ndodh në Himarë është një terror i mirëfilltë. I shpallin luftë një komuniteti të pafajshëm, vetëm sepse Zoti e deshi që të jetonin buzë detit, dhe tani që mafia në pushtet bëri shumë para me paratë e drogës, duan t’i investojnë në tokat tona.

I bëj thirrje ministrit të Brendshëm që të mos i përdorë forcat policore kundër njerëzve të pafajshëm, sepse do të mbajë përgjegjësi. Nuk duhet të zbatojë urdhrat e një Kryeministri që i ka ikur arsyeja, por ligjet. I bëj thirrje gjithashtu trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, që të reagojë dhe të dalë në mbrojtje të popullit të Himarës.

Kjo që po ndodh është ajo që unë e kam parashikuar prej kohësh, një gjenocid i pastër, një dëbim nga tokat tona! Ky është një dënim mesjetar i kohëve moderne. Himarjotët kanë nevojë për ndihmën e të gjithëve në këto momente.

 

*Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Pronave, Shtëpive, Historisë dhe Kulturës, Himarë

Please follow and like us: