Albspirit

Media/News/Publishing

Njohja e diplomave në mes Kosovës dhe Shqipërisë do të bëhet në mënyrë automatike

Parlamenti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë janë dakorduar për krijimin e një komiteti i cili ka për qëllim zgjidhjen e probleme legjislative, duke përfshirë çështjet e studentëve të të dyja vendeve, lejes së qëndrimit dhe regjimit doganor.

Kështu u vendos në takimin në mes kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli me homologun e tij shqiptar Gramos Ruçi i cili po qëndron në Kosovë në një vizitë dyditore bashkë me shefat e grupeve parlamentare shqiptare.

“U dakorduam që të dy parlamentet të krijojnë një komitet ashtu sikurse kemi komitet ne në Shqipëri në bashkimin evropian për të zgjidhur problemet legjislative, për të lehtësuar mjaft pengesa siç janë çështja e studentëve, qoftë ë studentëve shqiptarë në Kosovë, qoftë të studentëve të Kosovës në universitet shqiptare, me qëllim që në harkun maksimumi brenda një viti të gjithë problematikën e evidentuar deri tani me pengesa të zgjidhen, e njëjta gjë edhe sa i ëprket lëvizjes së njerëzve, lejeve të qëndrimit, apo çështjeve të regjimeve doganore”, tha Ruçi.

Kryeprlamentari shqiptar ka inkurajuar spektrin politik në vend që sa më shpejt të zgjidhet problemi i Demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se mosratifikimi i tij rrezikon edhe humbjen e mbështetjes ndërkombëtare. Ruçi bëri thirrje që të tejkalohen interesat politike dhe që ti lëshohet rrugë liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës./Zeri/

Please follow and like us: