Albspirit

Media/News/Publishing

Pacolli-ambasadorit rus: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Deklaratë për media e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, në lidhje me deklarimet e Ambasadorit rus në Beograd, Alexander Chepurin.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dërgoi këtë deklaratë të ministrit Behgjet Pacolli në lidhje me deklarimet e ambasadorit rus në Beograd, Alexander Chepurin: “E lexova me vëmendje të shtuar deklaratën e Ambasadorit rus në Beograd, Alexander Chepurin, i cili sipas raportimeve të mediave, ndër të tjera, kishte deklaruar se ‘…sa i përket Kosovës, sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare, Kosova mbetet pjesë e Serbisë…’. Është, vërtetë, për keqarjdhje, që një titullar kaq i lartë diplomatik bën deklarata të tilla, që nuk i kontribojnë aspak paqes, stabilitetit dhe ndërtimit të besimit dhe pajtimit në Ballkanin Perendimor.

Rusia, në vazhdimësi  ka qenë pjesë e procesit të negociatave për zgjidhjen e statusit përfundimtarë të Kosovës.Mbase ka kaluar një kohë pak sa e gjatë –rreth 6 vjet dhe Ambasadorit rus nuk i është kujtuar, por, po e shfrytëzojë këtë rast për t’i ri-kujtuar se Organi Kryesor i Kombeve të Bashkuara, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, kishte vërtetuar me vendimin e saj se ‘shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel as të Drejtën e Përgjithshme Ndërkombëtare, Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1999 apo Kornizën Kushtetuese…’.Në këtë proces edhe shteti, që ai përfaqëson deponoi kontributet e tij me shkrim dhe me gojë. Unë, thjeshtë nuk e di se për çfarë Ligjesh dhe Rregullash tjera ndërkombëtare flet përfaqësuesi diplomatik rus. Në mbështetje të asaj që u tha më lartë, nuk mund të jap vlerësim tjetër pos atij të vazhdimësisë së pretendimeve ruse për krjimin e lajmeve të rreme dhe krijim hutie tek opinioni lokal dhe ndërkombëtar”.

Please follow and like us: