Vangjush Dakos i është anuluar viza amerikane?
Portalet e kanë nisur ditën e hënë duke raportuar se kreut të Bashkisë së Durrësit i është anuluar viza amerikane. Vangjush Dako ishte i vetmi së bashku me Qazim Sejdinin, që fituan të drejtën e një kandidimi të tretë nga kreu i PS. Një burim lartë diplomatik tha disa kohë më parë për Lapsi. al se një kryebashkiaku të një qyteti të rëndësishëm në vend, i është refuzuar së bashku me familjen udhëtimi për në Amerikë. Sipas informacioneve të Lapsi.al, Dako është parë në radhën e aplikuesve për vizë në ambasadë në ditët kur ambasadori Lu shpërtheu në deklaratat e tij të forta për familjet dhe klanet mafioze. Burimi diplomatik nuk bëri me dije arsyen e heqjes së vizës për kryebashkiakun e rëndësishëm të PS të cilin nuk e përmendi me emër.