Donald Lu: Në janar arrestimet e peshqve të mëdhenj
Ambasadori i SHBA Donald Lu: Peshku i vogël këtë herë do të hajë të madhin. Në takimin ku u prezantuan detaje nga operacioni “Forca e Ligjit” në vijim të fjalës së tij ambasadori amerikan Donald Lu, tha se në Shqipëri ekzistion një fjalë e urtë ku ‘peshku i madh e ha të vogli’, ndësa krejt e kundërta do të ndodhë fillimin e vitit që vjen ku një herë të vetme do ta hanë peshqit e mëdhenj.
Po flasim me vepra dhe jo me fjalë, – tha Lu. – Nga lufta kundër krimit të organizuar ne presim rezultate. Ne presim arrestimin dhe ndjekjen penale në fillim të vitit të ardhshëm dhe që ky sukses të vazhdojë në 2018. Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë e presin këtë, populli shqiptar e meriton këtë
Së fundmi ju keni një fjalë në shqip që “dielli duket që në mëngjes”. Ky plan veprimi tregon se krimi i organizuar shqiptar është problem serioz dhe kërcënim për sigurinë kombëtare. Ai tregon se organet e drejtësisë kanë dështuar kundër grupeve kriminale dhe Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Kujtoni rastet e Ndokës, Frrokut… Ky problem ka një kosto për politikën shqiptare që nga rënia e komunizimit.
SHBA presin që të luftohet kundër krimit të organizuar, pavarësisht lidhjeve me politikanë të fuqishëm. Asnjë nuk është i paprekshëm. Në gjuhën shqipre “peshku i madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri të hamë “peshkun e madh”.