Albspirit

Media/News/Publishing

Paskal Milo: Marrëdhëniet greko-shqiptare në pikën më të ulët

 

I ftuar në emisionin #DritaremeRudinën në “Vizion Plus” ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka deklaruar se marrëdhëniet shqiptaro-greke janë marrëdhëniet më të vështira mes dy vendeve në 17 vitet e fundit. Sipas Milos, takimi mes dy ministrave të Jashtëm Bushatit dhe Kotzias në Kretë është një takim mjaft i rëndësishëm për të dy vendet.

“Marrëdhëniet ndodhen në pikën më të ulët në 15 apo 17 vitet e fundit.

Takimi i Kretës është shumë i rëndësishëm, ku do të bisedohet për të gjetur rrugëzgjidhje për problemet që mbajnë pezull dy vendet. Por është e pamundur që këto probleme të zgjidhen në një kohë të shkurtër, por rëndësi ka vullneti politik që të hapë rrugën e kompromiseve”,- ka deklaruar Milo./dritare

Please follow and like us: