Albspirit

Media/News/Publishing

Prokuroria përgatit dosjen e ekstradimit të biznesmenit Adrian Xhillari

Autoritetet shqiptare pritet të nisin procedurat për ekstradimin e biznesmenit Ardian Xhillari, ish-administrator i TEA Oil, i arrestuar pak ditë më parë në Zvicër.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët thanë se menjëherë ka nisur përgatitja e dosjes që do t’u përcillet brenda 40 ditëve autoriteteve zvicerane.
Adrian Xhillari do të qëndrojë në masë sigurie, deri në mbërritjen e kërkesës nga Shqipëria. Ai akuzohet për evazion fiskal me naftën virgin.
Sipas prokurorisë, kompania që administrohej prej tij ka shitur 4.4 milionë litra naftë të papërpunuar, duke shmangur akcizën. Kjo sasi nafte ishte deklaruar për eksport dhe përpunim në uzinën e Ballshit.
Për këtë akuzë, ai ishte në hetim me akuzat e “fshehjes së të ardhurave”, “mospagim i taksave” dhe “pastrim i parash”.
Prokuroria e Fierit e ka dorëzuar dosjen hetimore në gjykatën e këtij rrethi. Kjo e fundit për e transferoi dosjen në Gjykatën e Tiranës, e cila nga ana e saj nuk pranoi gjykimin dhe kërkoi interpretim të çështjes në Gjykatën e Lartë.
Hetimi ndaj Xhillarit nisi pas një denoncimi nga “Crown Agents” në Maj 2015 në Prokurorinë e Fierit.

Please follow and like us: