Albspirit

Media/News/Publishing

Salianji i përgjigjet Ndreut: Qingj i butë që pi shumë nana, dikur ishte një ujk malësie

Pas deklarate nga deputeti i Partisë Socilaiste, Pjerin Ndreu  se nuk e kishte kërcënuar Salianjin, menjëherë ka reaguar vete ky i fundit. “Pjerini e ka pasion kërcënimin, por në thelb është vetëm një qingj i butë që pi shumë nana”, shkruan Salianji.

Reagimi i plotë

Mbarështuesi i kastravecave Ndreu, më ka kërcënuar dhe më ka lënë pa gjumë… dhe kështu, i shqetësuar nga kastravec rritësi, mendova njëherë ti shkruaj një letër të hapur, kryekastravec rritësit të atdheut tonë, që të më çojë nja dy roje nga 100 rojet e veta të Gardës… mirëpo kur i kishte shkuar në vesh kryeministrit kastravecrritës kërkesa ime, më çoi fjalë e më tha se: Pjerini e ka pasion kërcënimin, por në thelb është vetëm një qingj i butë që pi shumë nana… Sepse është malsor i zbutun dhe ka dëshirë ti ulurijë Hënës si dikur kur ishte ujk Malcie, po qyteti e ka zbut, kurse politika e ka bërë kunadhe… kaq për sot Pjerin.

Please follow and like us: