SHBA vlerëson bashkëpunimin ushtarak me Helsinkin
Sekretari amerikani Mbrojtjes, James Mattis uroi Finlandën për 100-vjetorin e pavarësisë, gjatë një bisede që ka zhvilluar me presidentin finlandez, Sauli Niinisto. Mattis deklaroi se SHBA-të mirëpresin thellimin e partneritetit të mbrojtjes dypalëshe dhe në NATO me Finlandën.
“Bashkëpunimi mes Finlandës dhe SHBA-ve ka pasur qëllime stabilizuese në veri të Evropës”, shtoi ai.
Finlanda, që është anëtare e Bashkimit Evropian, ndan një kufij prej 1300 kilometrash me Rusinë.
Ajo ka bashkëpunuar që prej vitit 1994 me NATO-n në programin Partneritet për Paqe dhe ka marrë pjesë në operacionet e NATO-s në Afganistan, por nuk është anëtare e aleancës ushtarake.
Please follow and like us: