Ylli Manjani: Mjegulla e Reformës, fiks për ujqërit e Rilindjes
Një dreq (zoti ska më punë) e di se nga e me ç’ligj duhet të nisë fillimi i ndërtimit të Institucioneve të reja pas miratimit të reformës në drejtësi!
Të gjitha përcaktimet dhe afatet e dakortësuara me konsensusin e 21-22 Korrikut 2016 në Kuvend, të cilat janë fiksuar në nenet tranzitore të Kushtetutës tashmë kanë rënë. Shumica e tyre ka rënë ende pa u zbatuar.
Tipike Shqiptare kjo sjellje që miratohet ligji dhe nuk zbatohet në kohë!
Kuvendi ka dështuar të ngrejë institucionet themelore të drejtësisë. KLGJ (Këshilli i Lartë Gjyqsor); KLP (Këshilli i Lartë i Prokurorisë); Prokurori i Përgjithshëm konsensual; dhe Inspektori i Përgjithshëm, nuk janë emëruar ende!
Kuvendi krahas debatit të pafundëm politik është zhytur edhe në ngërçin e budallëqeve të veta që ka shkruar në Kushtetutë. Nuk dëgjuan asokohe asnjë llogjikë të arësyeshme për formulime kushtetuese fleksibël. Sot në Kushtetutë kemi budallëqe të tipit ” duhet të jesh më gradë shkencore” që të emërohesh në gjykatë Kushteutese. Kulmi!
Kushtetutë unike kjo! Ndaj dhe ska se si të zbatohet! Pra juristët duhet të jenë , përvec me me përvojë mbi 15 vite, edhe doktore shkencash, të mos jenë përfshirë në politikë, të mos kenë pasuri e të tjera si këto. As në Kubë nuk gjenden më këto lloj profesionistësh!
Dështimi më spektakolar është në mos gjetjen e kandidatëve të zotë madje as nga profesorati për të zënë vendet e KLGJ dhe KLP.
Presidenti, për arësye të pa spjegueshme, nuk ka arritur të plotësojë vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërkohë Gjykata e Lartë është në kolaps sepse cështjet i shtohen për ditë ndërkohë që gjyqtarët i pakësohen! Kush pret nje vendim te shpejtë gjykate, ta harrojë! Askush nuk të jep as vendim e as përgjigje!
Prokurori i Përgjithshëm, të cilit i mbaron mandati, nuk dihet se si do të zgjidhet pa KLP. Kushtetuta e kërkonte Prokurorin e parë të Përgjithshëm të zgjidhej më 2/3. Ne vijim tjetri me 3/5. Tani po katandiset emërimi me 36 deputetë.
E vetmja gjysëm-gjëje e ngritur është struktura e Vetting, e cila që të funksionojë normalisht i duhet ende të plotësoje veten me administradë dhe rregulla të brendshme. Ndërkohë përbërja e tyre mbetet ende problematike sepse disa prej tyre janë persona që kanë qënë subjekte procedurale e organeve të drejtësisë që do vettojnë! Ka njw nxitim tw dukshwm nw kwtw strukturw pwr tw marrw vendimet e para VIP… kjo tregon se struktura po pwrdoret POLITIKISHT!
Nuk di më askush cili ligj është në fuqi! Të vjetrat që nuk zbatohen më apo të rejat që ska kush ti zbatojë?! Kushtetuta që ka dalë nga fuqia, sapo hyri në fuqi, apo ligjet në zbatim që bien ndesh me të?!
Pra KAOS!
Mjegull, jo e pa paralajmëruar, me thënë të drejtën! Nuk donin të dëgjonin, kur ju thamë të jenë të kujdesshëm me ligjet e reja!
Në mjegull vetëm ujqërit gëzohen! Koha po e provon këtë proverb. Ujqërit po japin urdhra për ndëshkime politike me vetting!
Kjo është mjegull dhe vështirë të duket qëllimi i vërtetë me sy të lire. Por ata që kanë në dorë të ndërtojnë sistemin e ri, duhet ta bëjnë në interes të shtetit e shoqërisë dhe jo të Rilindjes!