Breshëri bllokon qarkullimin në Llogara
Policia Rrugore njofton se në aksin rrugor të Llogarasë qarkullimi i mjeteve funksionon me vështirësi pasi ka një prezencë të madhe reshjesh prej kushteve jo të mira atmosferike.
Konkretisht, në vendin e quajtur ”Pisha Flamur”, prej reshjeve të dendura të breshëritë është krijuar një shtrese e cila e ka bërë pothuajse të pamundur kalimin dhe ngjitjen e këtij aksi.Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në akset më problematike me qëllim sigurinë dhe ardhjen në ndihmë të qarkullimit të lëvizjes së mjeteve.
Janë njoftuar edhe shërbimet e kompanisë së mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin e këtij aksi. Njoftohen të gjithë udhëtarët të cilët kanë itinerare të kalojnë në aksin rrugor të Llogorasë të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit dhe lëvizjes së tyre me mjet.