‘CEZ’/Balla: Prokuroria s’mund ta mbyllë dosjen pse ka politikanë që duhen hetuar
Partia Socialiste ka vijuar edhe sot sulmet ndaj Prokurorisë së Përgjithshme, pas mbylljes së aferës së CEZ. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taualnt Balla, tha se Prokuroria ka mbyllur skandalin më të madh korruptim pa e hetuar fare. Përmes një daljeje për media, Balla pyet se kush janë këta prokurorë që falin Berishën, Rulin, Boden, etj. pa i hetuar.
“I kërkuam kryeprokurorit fillimin e procedimit penal. Jemi njohur nga prokuroria për dërgimin në gjykatë, jo për fajtorët, por për mbylljen e kësaj cështjeje. Do vazhdojmë të kërkojmë pse skandali CEZ nuk mund të mbyllet. Pse prokuroria duhet t kishte marrë deklarimet e personave për të cilët komisioni i kuvendit, në raportin përfundimtar, të miratuar nga shumica e anëtarëve, ka kërkuar dërgfimin e raportit në prokurori me qëllim fillimin e cështjes penale. Është miratim i kuvendit me 74 vota pro. Si ka mundësi që ka prokurorë që na cuakan ndërmend se në vitin 2017 mund të mbyllet një aferë kaq e madhe korrutpive pa një hetim të vetëm. Kush janë këta prokurorë dhe kush ju ka dhënë pushtet? Ky është një akt tepër i rëndë. Nuk merren fare në konsideratë provat rrëqethëse. Kush janë katë prokurorë që falin Berishën pa e hetuar? Të falin Nue Nik Kalaj, Genc Rulin, Ridvan Boden, Eno Bozdon, Shkëlzen Berishën. Dashurinë për këta persona prokurorët le ta mbajnë, por aty duhet të bëjnë detyrën e shtetit. Prokuroria e përdorur nga opozita, nga personat që duhet të përgjigjen menjëherë para drejtësisë”, tha Balla.