Demiraj: Është kaluar vija e kuqe, Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë
Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj i ftuar në “360 gradë” ka deklaruar se Presidenti Meta duhet të mbledhë menjëherë Këshillin e Sigurisë, sepse sipas tij vija e kuqe është kaluar, dhe sistemi i sigurisë ka rënë poshtë. “Ka informacione se është kaluar vija e kuqe. Ka ardhur koha që presidenti i Republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe të analizojë të gjithë sistemin e sigurisë pasi sipas meje, ky sistem ka rënë poshtë. Presidenti ka përgjegjësinë që t’i mbledhë, të analizojë dhe identifikojë të gjithë elementët e sigurisë kombëtare. Disa agjenci në kohën që kam shkuar më kanë thënë se nuk kemi pasur komunikim me Ministrinë e Brendshme, sepse arroganca nuk na pyeste dhe nuk na mbante në konsideratë. Të gjithë informacionet që kam kërkuar m’i kanë dhënë”, tha Demiraj.