Krimet e Rënda do marrin në pyetje Saimir Tahirin dhe shoferin e tij
Këtë javë pritet të merren në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe shoferi i tij Gentian Ceka. Ceka dhe Tahiri do pyeten për praninë e tre patentave të Tahirit dhe gruas së tij, në automjetin Land Rover, ku u sekuestruar dhe katër çanta me 863 mijë euro. Njëherësh, prokuroria do verifikojë me imtësi tabulatet e shoferit të tij Gentian Ceka, pasi ka dyshime se ky i fundit mund të ketë qenë në makinë.
Nuk dihet se si përfunduan tre patentat në makinën e Orest Sotës. Orest Sota ka deklaruar në policinë e Elbasanit se është mik me shoferin e Saimir Tahirit dhe se lejet e drejtimit i kishte harruar ai në makinën e tij.
Dy lejet e drejtimit për mjete lundrimi, e para deri në 100 ton dhe e dyta deri në 20 ton janë marrë në 26 dhe 31 korrik të 2017 nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Akoma nuk dihet origjina e shumës prej 863 mijë eurove që janë sekuestruar në makinë, shumë kjo që nuk ka pasur asnjë dokument bankar apo faturë pagese shoqërimi.