Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeprokurori i Roterdamit: Shqiptarët janë kthyer në zotër të trafikut të drogës në Holandë

Në një intervistë për “Vizion Plus” kryeprokurori i Roterdamit Marc van Nimëege, ka ngritur një problem mjaft të madh, në lidhje me grupet kriminale shqiptare në Holandë.
“Shqiptarët janë kthyer në zotër të trafikut të drogës në Holande dhe kontrollojnë portin më të madh në Europë”,-ka deklaruar ndër të tjera kryeprokurori.
Ai shton se rrjetet e organizuara kriminale të shqiptarëve kanë arritur të kontrollojnë pikat kyçe në importimin e kokainës që nga burimi në Amerikën Latine duke furnizuar më pas vendet e Bashkimit Evropian.
“Më lejoni së pari t’ju them se Roterdami është një qytet multinacional dhe ne kemi një nga portet kryesore të Botës. Është një port gjigand me logjistikë të madhe dhe gjithashtu përdoret nga kriminelët për trafiqe ilegale. Kemi probleme të krimit multinacional me organizata kriminale nga e gjithë bota. Vitet e fundit kemi parë se disa rrjete fluide të kriminalitetit shqiptar kanë arritur të sigurojnë pozicion shumë të fortë e rëndësishëm në portin e Roterdamit. Fillimisht ata ishin në Belgjike ne Antëerp dhe tashmë kanë arritur një pozicion ekonomik të paligjshëm në portin e Roterdamit. Ata duket se janë të aftë të kontrollojnë pikat e tyre në importimin e kokainës nga Amerika e Jugut ne Roterdam dhe më pas nga Roterdami duke furnizuar Europën.
Trafikimi i lëndëve narkotike është një nga pikat ku ata fokusohen dhe më pas pastrimi i parave. Grupet kriminale shqiptare arrijnë të mbledhin shumë para nëpërmjet trafikimit të drogave të forta dhe në fund të ditës ata duhet ti pastrojnë këto para.
Ne gjithashtu kemi disa shqetësime për rrjete të ndryshme të cilat krijojnë lehtësira në trafikimin e qenieve njerëzore. Të tilla grupe sigurojnë dokumente të falsifikuara dhe fitojnë mjaft nëpërmjet tyre, i fusin njerëzit në kontenierë frigoriferikë duke i rrezikuar jetën. Këto janë arsyet e vizitës sonë në Shqipëri për të ndarë problemet tona dhe diskutuar me autoritetet Shqiptare. Ne e bëmë diçka të tillë. Gjithashtu jemi këtu për të parë mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit tonë me organet ligjzbatuese”, deklaroi Marc van Nimëegen, Prokuror i Përgjithshëm i Roterdamit, Holandë.

Please follow and like us: