Albspirit

Media/News/Publishing

Një ilaç eksitues edhe për femrat

Siç dihet thuajse 1 femër në 4 nuk arrin dot orgazëm. Për këtë arsye, pas Viagrës për meshkujt, kompanitë farmaceutike u futën në garë për një ilaç që ndihmon femrat me probleme të tilla seksuale. Dhe mbërriti Viagra femërore, e cila në ndryshim nga kokrra blu, është në formë spraji dhe merret nga hunda. Sipas studiuesve të Monash University në Australi, ky lloj spraji shton dëshirën seksuale të një gruaje në tre. Efekti i tij nis një orë pas përthithjes dhe zgjat deri në gjashtë orë. Ky spray ka në bazë tesosteronin hormoni i lidhur me libidon. Ai u testua fillimisht në 253 gra në SHBA, Kanada dhe Australi dhe pati sukses sipas organizatorëve. Por të shumtë janë ata që janë skeptikë. Sipas skeptikëve duke qenë se mungesa e orgazmës është problem psikologjik, asnjë medikament i jashtëm nuk mund ta ndikojë atë.

Please follow and like us: