Panariti: Mos kërkoni para për ujin e puseve
Ish- ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti reagoi në lidhje me nismën e qeverisë në kuadër të reformës për ujin e pijshëm. Gjatë prezantimit të kësaj nisme kryeministri Rama tha se do të vendosen matësa për puset e hapur nga vetë qytetarët. Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti shkruan sot në “Facebook” se shpimi i puseve është bërë nga vetë fermerët pa mbështetje shtetërore për të zgjidhur furnizimin me ujë për të gjitha përdorimet. Panariti thekson se askujt nuk duhet t’i shkojë në mendje të kërkojë para për ujin e tyre.
Please follow and like us: