Albspirit

Media/News/Publishing

Cutillo: Procesi i Berlinit e vendos Ballkanin perëndimor në ​qendër të axhendës evropiane

Gjatë Konferencës së tretë në Tiranë mbi Procesin e Berlinit, Ambasadori italian Alberto Cuitillo, ka thënë se Procesi i Ballkanit perëndimorë nuk është një alternativë ndaj procesit të zgjerimit, por një instrument që po rezulton i vlefshëm për t’i shoqëruar këto vende në rrugën drejt BE-së, dhe për të mbajtur Ballkanin perëndimor në qendër të axhendës evropiane.

Cuitillo u shpreh se Procesi i Ballkanit Perëndimor ka dy objektiva kryesore. Objektivi i parë është që të jetë bashkëshoqërues i procesit të integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve që aspirojnë të hyjnë në BE. Ajo nuk zëvendëson mekanizmat institucionalë të BE-së, si negociatat për anëtarësim, por krijon një kuadër të posaçëm për këto vende, për t’i shoqëruar në këtë proces.

Please follow and like us: