Albspirit

Media/News/Publishing

Delawie: Trafikantët në Kosovë marrin dënime të lehta

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie derisa ka komentuar dokumentarin “Trafikimi, lufta kundër skllavërisë moderne”, ka thënë se në Kosovë mbetet shumë punë për tu bërë për të luftuar dukurinë e trafikimit. “Natyrisht mbetet punë për tu bërë në Kosovë, sepse vetë trafikantët marrin dënime shumë të lehta”, ka thënë ai në Qendrën Kulturore të Klan Kosovës. “Në komunat veriore fare nuk ka strehimore për viktimat e trafikimit ku do të rimëkëmbin jetët e tyre”. “Lufta kundër trafikimit nuk mund të arrijë shumë kur brenda sistemit ligjor ka korrupsion dhe krim”, ka thënë Delawie. Për dokumentarin e bërë mes Klan Kosovës dhe Ambasadës Amerikane, Delawie ka thënë se u ndje krenar me atë që pa dhe mundësinë për të paraqitur këtë premiere. “Trafikimi është një problem i vështirë për tu trajtuar jo veç në Kosovë por në gjithë botën. Ky dokumentar tregoi se si Qeveria Amerikane lufton kundër këtyre krimeve dhe zbulimit të hershëm të tyre”, ka thënë Delawie. “Sikur e pamë trafikimi me qenie njerëzore është problem në SHBA, dhe duhet puna e policisë, prokurorisë dhe shoqërisë civile për ta luftuar”. Delawie ka thënë se vërejti se që trafikimi në Amerikë prek zonat e pasura dhe jo ato më të varfra. “Më vjen shumë mirë që në Kosovë të gjithë po punojnë për të arritur përparim”. “Gjyqtarët, prokurorët, policia dhe të tjerët përmes programeve nga departamenti i drejtësisë së SHBA, tashmë janë më të njoftuar për sfidat në rastet e trafikimit dhe se si të merren me to”, ka thënë ai ndër të tjera.
Please follow and like us: