Albspirit

Media/News/Publishing

E ka kuptuar edhe vetë se është pa shpresë në spiralen e ‘vdekjes’

Kastriot Islami 

Rama është shumë rëndë. Pa shpresë. Në dilemë të paimagjinueshme.

E ka kuptuar se për të qeverisur nuk bëhet më fjalë, se në realitet nuk ka qeverisur asnjë ditë.

E ka kuptuar se nuk i shkojnë më gënjeshtrat, dhe kjo e mundon se ka menduar që arshiva e gënjeshtrave të tij është e pafundme apo aftësitë për të gjeneruar gënjeshtra janë të pashtershme.

E ka kuptuar se mashtrimet e tij janë bajate dhe askush nuk i ha më.

E ka kuptuar se është futur në një spirale që s’del dot dhe po zhytet thellë e më thellë.

E ka kuptuar se asnjë nga piruetat e mëparshme apo të reja nuk e shpëtojnë dot, madje po e bëjnë qesharak.

E ka kuptuar se sajesat e alibive të ndryshme nuk e zhvendosin dot vëmendjen e qytetarëve nga gjëma që ka krijuar qeverisë së parë dhe skandalet e qeverisë së dytë.

E ka kuptuar se të gjithë po e kuptojnë se është mediokër dhe i paaftë.

E ka kuptuar se askush nuk e beson dhe të gjithë tallen kur e shohin në ekran sikur të ishte Ali Xhixha në majë të telit, herë me çitjane e herë me atlete shumë ngjyrëshe.

E ka kuptuar se madje edhe të vetët as e besojnë dhe as e mbrojnë dot më.

E ka kuptuar se edhe më fanatikët nuk kanë më shpresë te ai, por veçse luten: na e lini timonierin deri në 2021 që të zhvasim atë që na takon se do ta heqim vetë.

E ka kuptuar edhe vetë se është bërë si Lymi i Tutit me kanaçen e jargëve në dorë duke i sharë të gjithë që e kundërshtojnë apo e kritikojnë.

E ka kuptuar edhe vetë se është bërë si Ver Llapa që i lutet të gjithëve, përfshi edhe Toni Blerit, si dhe deri përfaqësuesve të huaj ta shpëtojnë, se ai nuk dinte asgjë nga gjithçka ka ndodhur në qeverisjen e parë.

E ka kuptuar edhe vetë se është bërë qesharak si Gim Sala, që thërriste në sallën e gjyqit, “vetë deshi, vetë deshi” kur e pyetën përse “kishte lënë shtatzënë një grua”, duke menduar se gjithnjë fajin ja kanë të tjerët.

E ka kuptuar edhe vetë se është bërë si Shaba që bërtiste rrugëve “kapini kapobandat se më shajnë hundëderr…”, duke menduar se të gjithë nuk e kuptojnë dhe e kanë inat nga xhelozia.

E ka kuptuar se është futur në spiralen e “vdekjes” dhe nuk del dot.

E ka kuptuar se i ka ditët e numëruara dhe e mundon dilema e fundit të tmerrshëm apo e tmerrit pa fund.

E ka kuptuar se as vetë nuk e di si të shpëtojë. Nga frika nuk largohet. Nga tmerri nuk qëndron dot. Të gjithë i duket sikur e shtyjnë. Të vetët e shantazhojnë. Ndërkombëtarët e kanë vënë në shënjestër.

Kjo që po i ndodh, ja kam thënë para 10 vjetëve…

Please follow and like us: