Albspirit

Media/News/Publishing

Gudar Beqiraj: Meta më tha të jepja dorëheqjen

Kryetari i dorëhequr i akademisë së Shkencave, Prof. Gudar Beqiraj, knë një intervistë për televizionin “Ora News”, ka treguar se si e mori vendimin për të dhënë dorëheqje, dhe se kush ishte personi që e bindi për këtë gjë. Ai tha se kishte zhvilluar një takim prej një orësh me Presidentin Meta, ku edhe kishte pranuar propozimin e këtij të fundit për të dhënë dorëheqjen. “Diskutuam me Presidentin për rreth një orë dhe në përfundim të kësaj bisede që ishte shumë konstruktive, unë pranova propozimin e Presidentit që për të vazhduar punën sa më mirë Akademia e Shkencave në këtë situatë që jemi, unë të hapë rrugë në kuptimin e mirë të fjalës, duke dhënë dorëheqjen”, – tha Beqiraj, ndërsa përsëriti se do të vijojë të kontribuojë në reformimin e Akademisë.

Please follow and like us: