Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn, ishte i pranishëm në përfundimin e projektit të “Lungomares” në qytetin bregdetar të Vlorës. Teksa foli për projektin e përbashkët të BE-së dhe qeverisë shqiptare, Hahn u shpreh se ky projekt ndryshon fytyrën e bregdetit të Vlorës dhe thith më shumë turistë. Ai u shpreh se “Lungomare” është një kartvizitë për Shqipërinë.