Albspirit

Media/News/Publishing

Pakistan, ku gratë lindin edhe në 60 vjeç

Shprehja më e zakonshme e urimit për ditëlindje është: “U bëfsh edhe 100 vjeç”.  Por krejt e kundërta ndodh në komunitetin Hunza, ku të thuash u bëfsh 100-vjeç, është pak. Komuniteti plot 87 mijë anëtarë që jetojnë në malet e Pakistanit verior, me një jetëgjatësi mesatare prej 120 vitesh. Në disa raste të rralla ata jetojnë madje deri në moshën 160 vjeçare, shpesh pa probleme shëndetësore. Pjesën më të madhe të kohës ata i sheh të qeshur me stilin e jetës dhe me dietën e tyre të veçantë të të ushqyerit. Hunzasët janë një shembull i përsosur që dëshmojnë më së miri se si ndjekja e një diete të shëndetshme, mund të rrisë jetëgjatësinë dhe të përmirësojë kushtet shëndetësore. Sipas një postimi të botuar nga “Healthisportal.com”, ata rrallë sëmuren.  Madje, nuk ka pasur asnjë rast të vetëm të tumoreve të raportuara në mesin e tyre. Aty grate janë në gjendje të lindin deri në moshën  65-vjeçare! Dieta e tyre përbëhet nga ushqimi që vetë  prodhojnë, duke përfshirë fruta të papërpunuara dhe perime, arra, kajsi të thata por më pak djathë, qumësht dhe vezë. Farat e kajsisë janë të pasura me vitaminë B-17, gjë që shpjegon pse ato janë të rrezikuar nga tumoret. Vitaminat në fara kajsie, kanë veti anti-kancerike dhe banorët i përdorin ato fara për të bërë vaj. Konsumi i mishit nuk është i zakonshëm në mesin e tyre dhe ata e konsumojnë vetëm disa herë në vit, kryesisht mish qengji ose pule. Ata gjithashtu ecin 15-20 kilometra në ditë, një stërvitje shumë më rraskapitëse sesa mesatarja prej 3 kilometrash kardio që shumë prej nesh përdorin në palestra. Anëtarët e komunitetit  Hunza gjithashtu ndjekin një traditë fetare, ku për një periudhë prej katër deri pesë muajsh, ata nuk konsumojnë asgjë, por vetëm pijnë lëng nga kajsi të thata.

Please follow and like us: