Rita Ora-gazetarëve: Mos harroni origjinën time Shqiptare
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare. Së shpejti Rita do të drejtojë spektaklin e famshëm të “MTV EMA 2017”. Ndërkohë në një intervistë të këngëtares për gazetën italiane “Corriere Della Sera”, ka folur rreth këtij eventi të rëndësishëm. Në lidhje me këtë, 26-vjeçarja është shprehur se kjo mundësi jepet vetëm njëherë në jetë dhe ndihet mjaft i privilegjuar. “Pjesëmarrja ime në këtë event është një moment historik që nuk vjen dy herë në jetë sepse mos harroni origjinën time, unë jam me refugjatët”, është shprehur Rita Ora.