Albspirit

Media/News/Publishing

Zyrtari i lartë amerikan: Liderët e korruptuar të Ballkanit, të mos priten në takime

Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee si rrallëherë i ka kërkuar Bashkimit Europian të bojkotojë liderët e korruptuar të Ballkanit. Duke folur në këshillin amerikan për marrëdhëniet me jashtë ai tha se është angazhuar në çështjet e Ballkanin Perëndimor dhe ka konstatuar se disa drejtues politikë janë të korruptuar.“Perëndimi duhet të tregohet më i prerë ndaj liderëve të akuzuar për shkelje apo korrupsion në vendet e tyre”, është shprehur Yee.

Më tej thotë: “Eshtë për të ardhur turp se si udhëheqës politikë të Ballkanit, pavarësisht akteve të dënueshme, mirëpriten në shumë kryeqytete evropiane”. Sipas tij nëse këta udhëheqës nuk lejohen në takime dhe qarqe të caktuara dhe bëhen të qarta arsyet përse, kjo do të kishte një ndikim pozitiv në zhvillimet e këtyre vendeve.

Lidhur me reformat në drejtësi që po ndërmerr Shqipëria, diplomati i lartë tha se ka rëndësi rezultati. Ai shtoi se Uashingtoni si partner i Shqipërisë nuk do të kënaqet me një zbatim të pjesshëm ose me mungesë zbatimi, prandaj do të vazhdohet të kërkohet nga qeveria, partitë politike, anëtarët e parlamentit, që të mbajnë zotimet për të zbatuar amendamentet. “Synimi nuk është që të kënaqen Shtetet e Bashkuara apo Bashkimi Evropian, por vendosja e sundimit të ligjit, arritja e statusit të pavarësisë për gjyqësorin”, ka theksuar Yee.

Please follow and like us: