Albspirit

Media/News/Publishing

Blendi Fevziu: Kjo qeveri ka rënë

Kjo qeveri pas skandaleve të fundit vetëm mund të zvarriset dhe nuk e drejton dot më vendin. Kështu ka thënë Blendi Fevziu i cili ka folur “pa dorashka” për qeverinë Rama në emisionin “Kolaudim” në InTV. Pyetjes së Vinit e Mateos se me çfarë note e vlerëson kabinetin “Rama 2”, Fevziu u përgjigj shkurt dhe qartë duke thënë “0”.

Duke u nisur nga kriza që e ka kapur, moderatori i njohur u shpreh gjithashtu se qeveria Rama mund të bjerë edhe më përpara mbarimit të mandatit të saj, por mund të ketë edhe përmirësime apo ndryshime. Ai vijoi më tej duke thënë se me të gjitha këto problematika në jetën politike në vend, kjo qeveri e ka të pamundur të qeverisë, ose Rama duhet të shpikë një formulë të re në mënyrë që jetëgjatësia e tij si kryeministër të vazhdojë.

Please follow and like us: