Albspirit

Media/News/Publishing

Hueyda El Saied: Bashkëjetova për 5 vite, u ndava se më tradhtoi!

Hueyda El Saied ishte ftuar në “Top Show” ku foli për pasionet e saj për personalizimin e veshjeve, specializimi në Luksemburg për sekretin bankar, por dhe detaje ekskluzive mbi jetën e saj private që kanë ndodhur së fundmi. Hueyda tregoi për herë të parë në Top Show ndarjen nga Misheli, me të cilin bashkëjetoi për 5 vite. “E thash tani që jam ndarë, por tashmë mamaja do të më “vrasë”. Më tha që të mos flas që jemi ndarë”. E pyetur se pse është ndarë, Hueyda thotë se është tradhtuar. “Dy javët e para kam qarë, por pastaj mblodha veten sepse jeta vazhdon dhe unë nuk jam as e para dhe as e fundit. Misheli më ka dhuruar gjënë më të bukur në botë që është djali im, Gabrieli. Prandaj e falenderoj edhe Mishelin”, thotë Hueyda.

Top Channel

Please follow and like us: