Albspirit

Media/News/Publishing

Krasta: Ja pse u largova nga Top Channel?

Adi Krasta u rikthye në “Top Channel” vitin e kaluar për të drejtuar për një sezon emisionin “E Diell”, por që u largua përsëri papritur.
I ftuar në “Studio e Hapur” Krasta ka treguar edhe arsyet e largimit të tij nga ky televizion.
“Më kërkuan që kontrata me ta të mbyllej më herët se sa ishte përcaktuar. Nuk e kam të qartë arsyen por në fund ishte një ndarje xhentëlmenësh. Kemi koncepte të ndryshme për bërjen e televizionit. Unë jam i ndjeshëm për lirinë e fjalës, për të ftuarit, dua ata që i bëjnë drejtësi të vërtetës, që të jem i ndershëm dhe nuk e pata këtë liri”,- sqaroi Krasta.

Please follow and like us: