Albspirit

Media/News/Publishing

Kroacinë e mbrojtën 2579 ushtarë shqiptarë

Në luftën e vitit 1991 Kroacinë e mbrojtën 2579 vullnetarë shqiptarë nga të cilët 86 kanë rënë heroikisht, 37 janë të zhdukur dhe mbi 500  të plagosur.

Sot rreth 300 shqiptarë invalidë të luftës i realizojnë të drejtat e tyre në Kroaci, shkruan FM Images.

Ndërsa sot për herë të parë është festuar edhe Dita e Veteranëve Shqiptarë të Kroacisë.

“Nga 86 shqiptarët të vrarë nëntë u vranë vetëm në Bogdanovci dhe kjo është arsyeja pse ky vend ishte zgjedhur si qendra ku për çdo vit kujtojmë ata që dhanë jetën e tyre për Kroacinë e lirë”, ka thënë presidenti i Shoqatës së Luftës Shqiptaro-Kroate Tom Kaqinari.

Please follow and like us: