Albspirit

Media/News/Publishing

Spahiu reagon nga Brukseli: Lëri të hanë kokat e njëri-tjetrit, se askush nuk largohet pa larë borxhet

Pas zgjedhjeve Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu la politikën dhe u zhvendos në Bruksel, pasi nuk arriti marrëveshjen me kreun e PD Lulzim Basha.

Ndonëse u largua nga politika Spahiu ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, ndërsa me tone hakmarrëse ka thënë se askush nga kjo botë nuk largohet pa marrë hak.

Më tej ai shkruan se do jetë aty për ti shtyrë drejt fundit dhe për t’i fundosur, por pa specifikuar dhe përmendur emrin e askujt.

“Lëri të jetojnë në llumin që i rrethon,
Lëri të han kokat e njëri-tjetrit,
Lëri se askush s’largohet nga kjo botë, borxh pa larë dhe hak pa marrë,
Lëri Zotit mallkimin, sepse ……. unë do jem atë ditë aty, për ti dhënë një të shtyrë!
Amin”, shkruan ish-kryetari i AK Kreshnik Spahiu.

Please follow and like us: