Ylli Manjani: Rama, mosmirënjohësi më i madh
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e cilëson Edi Ramën si kryemosmirënjohës, lidhur me akuzat që ky i fundit bëri ndaj Top Channel. Manjani shkruan në Twitter se ky televizon nuk po i bën asgjë Ramës, krahasur me opozitarizmin që i ka bërë Sali Berishës dhe Fatos Nanos. Sipas Manjanit, po të ishte themeluesi i TCH, Dritan Hoxha gjallë, Rama do ishte rrëzuar tashmë nga pushteti. “Top Channel nuk po i bën asgjë (krye)mosmirnjohësit që qeveris! Asgjë, krahasuar me ç’i bëri paraardhësve të tij (Nano e Berisha).Më kot kërkon kohën e Tanit! Po të ishte gjallë Ai, mosmirënjohësi do ishte rrëzuar tashmë nga pushteti i pamerituar! Nuk di më ç’thotë…” – shkruan Manjani në rrjetin social.
Please follow and like us: