Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori i NATO-s, Visho Ajazi Lika zëvendëson Leo Demin

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka propozuar ish-shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) ambasador të Shqipërisë në NATO. Tashmë pritet që presidenti Ilir Meta të firmosë propozimin e Ramës, për Visho Ajazi Likën, i cili është dorëhequr nga detyra e mëparshme më 30 tetor, për të marrë detyrën e re. 

Mësohet se këtë detyrë e mbante prej 2013, ish- deputeti demokrat Leonard Demi, i cili u propozua në atë kohë nga kryeministri i sapo zgjedhur Edi Rama. Më pas Bujar Nishani, presidenti asokohe i vendit ka dekretuar emërimin e tij.

Please follow and like us: