Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet policja Klea Sala

Klea Sala është emri i polices se arrestuar sot nga Policia e Tiranes ne vijim te hetimeve te Prokurorisë se Tiranës e cila ka urdhëruar ndalimin e 4 personave, tre prej të cilëve zyrtarë publikë, të dyshuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv…” dhe “korrupsionit aktiv…”, për procesin e legalizimit të një ndërtimi.
Ajo eshte ndaluar ditën e sotme bashkë me tre zyrtarët, pak orë pasi kishte marre lejen e legalizimit nga ALUIZNI. Një ditë me pare ajo kishte dorëzuar edhe shumën e 6 mijë eurove për të mbaruar punë.
Prokuroria e Tiranës ka qenë në ndjekje dinamike të kësaj situate dhe, pasditen e sotme, ka kryer ndalimet e shtetasve, si më poshtë:

– Klea Sala, punonjësve policie (aplikante)
– Blerina Belli, punonjëse e ZVRPP (Hipoteka) Tiranë
– Marin Bezhani, përgjegjës zyre ALUIZNI, Laprakë, Tiranë
– Sofie Musallaj.

Please follow and like us: