Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Rama po e përdor buxhetin për të pastruar paratë e drogës

Në një dalje për media kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha ka sulmuar sërish qeverinë për projekt buxhetin e vitit 2018. Sipas tij ky buxhet është kundër të varfëve dhe po bëhet vetëm për të pastruar paratë e fituara nga droga. Kreu i demokratëve tha gjithashtu se krimi po zhvendoset në sheshet e Tiranës me projektin 1 miliard euro. Ai shtroi se buxheti i vitit 2018 do të jetë një rrënim për ekonominë dhe për të varfërit. “Edi Rama do ta përdor vitin e ardhëm për të pastruar paratë e drogës. Në qendër është shteti i kriminalizuar dhe narko shteti dhe ekonomia e kriminalzuar. E nisi me kultivimin e kanabisit. Me paratë krimi ka kaluar në dy fusha të tjera. Ka kaluar në trafik heroine dhe kokainë. Krimi po zhvendoset në ndërtime dhe në banka. Po zhvendoset në mes të shesheve të Tiranës dhe në projektin 1 miliard euro të Tiranës. Rama mbylli dyert Shqiptarëve për në Evropë. Do të ketë më pak para për rroga, për ndihmë ekonomike. Ky buxhet do të jetë rrënim për ekonominë. Me këtë buxhet do të fitojnë baronët. Uli taksat për të pasurit dhe po ua rrit të varfërve. Buxhetin duhet ta marProkuroria dhe DEArin në dorë Prokuroria dhe DEA” – tha Basha. Ndërkohë më herët, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se LSI nuk do ta votojë këtë buxhet.

Please follow and like us: