Befasitë e horoskopit javor, 13 nëntor- 19 nëntor 2017
Dashi
Kinezët thonë që njerëzit e vetëm që nuk ndryshojnë kurrë, janë shumë të mençur, ose shumë budallenj. Ndryshimi është sfidues. Zakonisht, e dini se kur duhet të bëni një ndryshim në jetën tuaj. Këtë javë do bëni një ndryshim që ju keni qenë duke shmangur. Ju mund t’i vendosni idetë në veprim.
Demi
Venusi, sundimtari juaj, u largua me Jupiterin krijuesin e madh të ndryshimit. Ju keni fuqinë për të bërë ndryshime jetësore në planin tuaj të jetës. Ato duhet të jenë ndryshime delikate në mënyrën se si reagoni ndaj ngjarjeve të kësaj jave. Gjithashtu do të kenë një efekt të thellë.
Binjakët
Sa herë që marrim një vendim, ne japim diçka. Edhe pse mund të jetë e vështirë për të ndaluar momentin, ka raste kur duhet të bëhet. Ju keni një arsye shumë të mirë për të shqyrtuar një vendim të kohëve të fundit. Këtë javë, kozmosi ju sjell guximin të rishikoni situatën e jetës suaj.
Gaforrja
Për shkak se Hëna lëviz aq shpejt, astrologët shpesh nuk i kushtojnë vëmendje planetëve të tjerë. Ndikimi i saj tenton të jetë i shkurtër. Këtë fundjavë, Saturni dhe Urani do realizojnë një harmoni në jetën tuaj. Ju jeni duke u bekuar me mundësinë për të arsyetuar ndaj një ideje frymëzuese. Mos e nënvlerësoni fuqinë tuaj. Kapeni momentin tuaj.
Luani
Qëndrimi i luanit ndaj argëtimit është shumë i rëndësishëm. Në fund të fundit, çfarë është jeta nëse nuk duhet të gëzohemi? Këtë javë, mund të ndihet sikur zemra juaj është kaq e mbushur me gëzim. Në vend që të mbani emocionet tuaja për veten tuaj, ndajini me të tjerët ato. Pastaj njerëzit mund të shohin se çfarë ju bën të lumtur dhe mund të përfitoni.
Virgjëresha
A mund të imagjinoni një botë pa bashkëpunim? Po flasim për shkëmbimet e përditshme të informacionit që përbëjnë jetën tonë. Momentet e çmuara janë kur ndihmojmë njëri-tjetrin për të kuptuar përzierjet e jetës. Pasqyra juaj është e jashtëzakonshme këtë javë. Ndajini gjërat me të tjerët.
Peshorja
Vini re se sa ka ndryshuar jeta juaj kohët e fundit. Megjithatë, ju mendoni se gjërat do të mbeten të njëjta. Është e vështirë të imagjinohet jeta juaj ndryshe. Por, është gabim ta besosh këtë gjë. Një situatë e caktuar kyçe po transformohet për mirë.
Akrepi
Jeta është e mbushur me aksion. Ju keni një rol, skenari është i vendosur, por ju vendosni se si do t’i përgjigjeni gjërave që ju ndodhin. Sipas intv, ju mund të ndikoni në fatin e karakterit tuaj. Është një rol që kërkon mençuri. Por këtë javë, ju keni fuqinë për të prodhuar gjëra interesante.
Shigjetari
Saturni është në shenjën tuaj këtë javë. Do përballeni me ngjarje që nuk keni dëshirë për të luftuar. Do keni diçka të veçantë në horizont. Nëse jeni gati të hapni atë që po ofrohet këtë javë, një zgjidhje paqësore dhe harmonike është e mundur.
Bricjapi
Ajo që po kërkoni është e drejta juaj. Bricjap, gjërat magjike vërtetë ndodhin. Lidhja e sundimtarit tënd Saturnit me Uranin, ndërsa Venusi u nis për në Pluton, tregon se do keni një javë me fat.
Ujori
Të gjitha qëllimet dhe synimet do ndodhin këtë javë. Do keni një ndikim të mbarë dhe të pazakontë për gjërat e rëndësishme në jetën tuaj. Nëse keni pasur nevojë të bëni një ndryshim, kjo është një javë e mirë.
Peshqit
Ajo që ne japim, edhe na kthehet. Ky është koncepti i karmës, i cili udhëzon jetën e miliona njerëzve në mbarë planetin. Ajo sugjeron se ekziston një sistem i natyrshëm i drejtësisë. Nuk ka nevojë të presësh për një jetë tjetër, për të marrë përfitimet e veprave tuaja të mira. Kjo javë sjell shpërblimin për një pjesë të fundit të punës. Ndoshta ju jeni më të ndriçuar se mendoni.