Albspirit

Media/News/Publishing

Belind Këlliçi: Shqipëria, parajsa e pastrimit të parave kriminale

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka pasqyruar të dhënat e raporteve ndërkombëtare në lidhje me drogën dhe korrupsionin në Shqipëri.

Referuar raporteve Këlliçi ka pohuar se Shqipëria është parajsa e pastrimit të parave kriminale, ku shqetësues është fakti se renditet e para për përdorim drogë me 2.5% e ndjekur më pas nga SHBA me vetëm 2.3% .

“Qeverisja e Ramës, nga droga te korrupsioni në raportet ndërkombëtare.

Shqipëria parajsa e pastrimit të parave kriminale.

  1. Qendra Europiane e Drogave dhe e Varësisë së Drogave (EMCDDA) në raportin e vitit 2017 për Shqipërinë ngre shqetësimin se vendi pas kanabisit e kokainës, së fundmi po kthehet në një nyje të trafikimit të heroinës dhe se një pjesë e drogave të forta mbetet në vend.
  2. Në nivele alarmante është përmasa e përdorimit të kokainës. Shqipëria renditet e para me 2.5% e ndjekur nga SHBA me një prevalence prej 2.3%.
  3. Raport i Këshillit të Europës mbi krimin ekonomik dhe pastrimin e parave që i referohet periudhës 2016-2017, thotë se kanalet e pastrimit të parave përfshijnë si sistemin financiar, ashtu dhe investimet në ekonominë formale.

Sipas tij, në sistemin financiar dy janë rrugët kryesore, transaksionet brenda sistemit dhe hapja e llogarive bankare në emër të personave të afërm të familjes, ose rrethit shoqëror.

Por organizatat kriminale përdorin edhe investimet në ekonomi. Sipas Këshillit të Europës, një pjesë e parave pastrohen duke bërë blerje të bizneseve të ligjshme, ose duke hyrë në partneritet me to.

Paralelisht blerja e pasurive të patundshme si trojet, apartamentet, hotelet dhe stacionet e karburanteve janë po ashtu metoda gjerësisht të përdorura.

Sipas raportit, në Shqipëri nuk pastrohen vetëm paratë që burojnë nga aktivitetet e jashtëligjshme brenda vendit, por edhe ato që vijnë nga jashtë kufijve.

Kjo lehtësohet nga ekonomia e gjerë informale, si dhe lehtësia për të transportuar paratë kesh në kufi.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, të publikuar në fillim të ketij viti, thotë se:

Shqipëria është bazë për operacionet rajonale të organizatave të krimit të organizuar. Shqipëria prodhon dhe trafikon sasi të konsiderueshme marijuane, kryesisht për tregun Europian. Shqipëria është vend tranziti për heroinën dhe kokainën afgane. Shqipëria shërben si një pikë kyçe për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Europën.

Paratë e krimit pastrohen me lehtësi në Shqipëri. Shqipëria ka korrupsion të shfrenuar dhe institucione të dobëta. Shqipëria ka kontroll të dobët të kufijve dhe zbatim të dobët të ligjit në dogana, çfarë lehtëson trafiqet e paligjshme. Pasuritë e paluajtshme, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e zhvillimit të biznesit, dhe lojrat e fatit janë metodat më popullore të fshehjes së të ardhurave kriminale. Organizatat e zbatimit të ligjit janë joefikase në luftën kundër pastrimit të parave.

Indeksi i Bankës Botërore/Shqipëria në listën e vëndeve që nuk e kontrollon dot korrupsionin”.

Please follow and like us: