Albspirit

Media/News/Publishing

CityNews: Pse Basha nuk e bashkon PD?

Partia Demokratike po kalon sot problematikën më të madhe që ka pasur në historinë e saj, atë të përçarjes dhe gati ndarjes në jo vetëm një grup politik.

Palët janë shumë larg nga Lulzim Basha dhe mjafton ti shohësh ata për të kuptuar situatën që po kalon PD-ja.

Mesazhet dhe apelet e bëra nga Berisha janë sinjal që tregojnë situatën që po kalon PD-ja. Jozefina Topalli, ka jo pak mbështetës. Ajo prej kohësh ka një qëndrim shumë të ashpër ndaj Lulzim Bashës dhe gjendjes që po kalon PD-ja.

Një grup i madh kritikësh janë bashkuar dhe kanë çuar tek Basha një platformë bashkimi me propozime konkrete. Topalli nuk duket të jetë firmëtare, po në shumë raste është më e ashpër se ta.

Mjaftojnë komentet dhe shkrimet brilante të Astrit Patozit për të kuptuar rrugën pa krye të Bashës dhe ortakërinë e tij me Ramën. Ironitë dhe sulmet e Patozit ndaj Kryeministrit nxjerrin në pah dhe paaftësinë epike të Lulzim Bashës.

Të tjerë kritikë janë përballë Bashës në forma dhe mënyra nga më të ndryshmet, të gjithë kanë një të përbashkët dhe theksojnë: problemi i PD është Lulzim Basha.

Ata i ndan vetëm mënyra se si duhet ta heqin kryetarin e PD-së: për zhelesh, me platformë apo duke garantuar ndryshime statutore.

Të gjithë bashkë dhe të gjithë në mënyrën e tyre, por pa ata Lulzim Basha nuk vjen kurrë në pushtet, sado të puthet me Monikën.

Luli si përçarës

Lulzim Basha është në dijeni të të gjitha këtyre qëndrimeve. Askush të mos kujtojë se ai nuk e di, që në rast se Berisha lëshon pak pe, Lulin nuk  e grinë dhe nuk e shqyejnë, thjesht e nxjerrin për b… nga PD-ja.

Pra Luli është në krye të PD nga mbështetja e doktorit, jo sepse ka shumicën, pasi shumica atë e kundërshton.

Doktori i dha një zgjidhje të udhëhiqte bashkimin, drejtimin e partisë, por Luli me intriga dhe mashtrime vazhdon të thellojë përçarjen dhe të nxit konflikte të brendëshme thjesht dhe vetëm me një qëllim, të ruajë karrigen e kryetarit të PD-së.

Atij i intereson më shumë “dashuria” e Kryemadhit sesa bashkimi i PD-së. Në fakt Luli me Kryemadhin mendon se fiton zgjedhjet, por PD-ja e përçarë rrezikon të katandiset me mandate sa LSI-ja.

Kryetari i zgjedhur me vota të vjedhura dhe të manipuluara në krye të PD-së, është gati ta rrënojë fare partinë e cila shembi diktaturën në Shqipëri. Mjafton ai të ketë karrigën e tij edhe sikur ti ngelen mandate deputetësh sa gishtat e dorës.

Kjo është arsyeja pse Basha nuk e bashkon PD-në. Ai do karrigen e tij  nuk do të ketë njerëz me parime, kritikë me ide dhe aksion të fortë politik brenda PD-së.

Luli nuk do një PD të fortë dhe fituese. Ai mendon se një ditë do të vijë në pushtet nga aleanca me LSI-në, dhe dobësimi e konsumimi i Ramës, por ende nuk e kupton se është pikërisht kjo aleancë dhe përçarja në ekstrem që po i zgjat jetën Edi Ramës në pushtet, dhe kjo si meritë e Lulzim Bashës e si fryt kryesor i marrëveshjes së 18 majit.

Please follow and like us: