Albspirit

Media/News/Publishing

Dosjet e ish-Shërbimit Sekret Komunist rrezikojnë vetë-asgjësimin

Kryetarja e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula krahas të tjerave i ka bërë me dije Komisionit të Ligjeve se mungesa e fondeve për të kryer dixhitalizimin e dokumentacionit sjell rrezikun që shumë dosje, të lëna në mëshirë të fatit, të zhduken.

“Fondi që kemi në dispozicion nuk është i mjaftueshëm, ndaj kërkojmë shtim të tij. Ne duam që të dixhitalizojmë më së pari indekset dhe kartelat deri në fund të mandatit, për të vijuar më pas me materialet që ndodhen brenda dosjeve”, sqaroi Sula.

Please follow and like us: