Albspirit

Media/News/Publishing

Erdogan refuzon “Islamin e moderuar”: Mjet i Perëndimit për të dobësuar myslimanët!

Ideja e “Islamit të moderuar” është shpikur nga Perëndimi dhe po përdoret për të dobësuar fenë e lashtë, tha Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në referencë me reformat në Arabinë Saudite, teksa në anën tjetër kritikoi edhe “disktriminimin” e Europës ndaj myslimanëve. Muajin e kaluar, Princi i Kurorës në Arabinë Saudite,  Mohammed bin Salman, është zotuar të rivendosë “Islamin e moderuar” në mbretërinë që konsiderohet si “shtëpi” e fesë. Monarkia e Gjirit Persik ndjek versionin Salafist apo Vehabist të Islamit, që shpesh përshkruhet si “ultrakonsevator”. “RT” raporton se në atë që duket një referencë direkte për Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Erdogan denoncoi “interpretimin e moderuar” të Islamit në një fjalim në Këshillin Këshillimor të Grave në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik. “Termi ‘Islam i moderuar” po qarkullon sërish. Patenta e Islamit të moderuar i përket Perëndimit. Nuk ka Islam të moderuar apo jomoderuar. Islami është një. Qëllimi i përdorimit të termave të tillë është dobësimi i Islamit”, tha Erdogan në Ankara.

Please follow and like us: